Ka një orë të caktuar kur postimet tona marrin më shumë 'like' në 'Instagram'

Ka një orë të caktuar kur postimet tona marrin më shumë 'like' në 'Instagram'

13:36, 08/04/2023
A+ Aa A-

Bota e Instagram-it dhe “like-ve” ka përfshirë të gjithë. Aq shumë sa disa persona kur nuk marrin numrin e caktuar të pëlqimeve në postimet e tyre, mërziten.

Me të drejtë në fakt pasi për shumë sot Instagram-i dhe rrjetet sociale janë kthyer në punë dhe “like-t” gjenerojnë fitimet e tyre. Mirëpo duket se i gjithë problemi qëndron tek koha kur postoni. Në stinë të ndryshe ka orë të caktuara që fotot apo videot tuaja ecin më shumë.

Zakonisht në dimër ndikim më të madh kanë postimet që bëhen në orën 08:00 të mëngjesit dhe në orën 20:00 të mbrëmjes. Gjë që ka kuptim pasi ne të gjithë lëvizim pak në mëngjes duke u përpjekur të zgjohemi, si dhe gjatë natës për t’u çlodhur. Mirëpo ndryshe ndodh në verë.

Gjatë stinës së nxehtë duket se është një ide e mirë të postojmë fotot tona në orët e vona të natës. Nga ora 01:00 deri në 02:00 të mëngjesit, atëherë kur nuk ka shumë lëvizshmëri, është mundësia që fotot tona të marrin atë që meritojnë, pasi shumë janë aktivë, por pak postojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco