Olta flet për largimin nga 'BBV'  Luizin dhe s’i kurseu komentet për banorët

Olta flet për largimin nga 'BBV' Luizin dhe s’i kurseu komentet për banorët

10:00, 08/04/2023
A+ Aa A-

Olta Gixhari ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas” dhe iu përgjigj pyetjeve të binjakëve Veshaj dhe siç pritej, foli për largimin e saj të papritur nga “BBVA”, banorët e shtëpisë, si dhe sqaroi disa teori konspirative që pushtuan internetin.
 
Olta tregoi se si ndihet tani pas daljes së “BBVA” dhe tregoi se fillimisht, e kishte ca problem të mësohej me oraret dhe rutinën e re, jashtë shtëpisë, por që tani, e ka shpenzuar të gjithë këtë periudhë me djalin dhe qëndron gjithë kohës me të.

“Dua ta them, sepse është me shumë rëndësi: Natën e prime-t që unë dola, djali ishte pak i ftohtë, unë qava dhe thashë mbase më ka harruar, dua të them që pikërisht atë natë që shkova në shtëpi, ai hidhej sipër krevatit, ka fjetur në orën 6:30 të mëngjesit dhe thoshte: ‘Mami, mami, të dua shumë!”, saktësoi Olta, duke shtuar se rikuperimi ishte më i shpejtë nga sa ajo e mendonte dhe se për këtë, ishte shumë e lumtur. Ajo foli edhe për bashkëshortin dhe tha se e kishte marrë malli shumë.

Aktorja theksoi se nuk ishte penduar asnjëherë që kishte dalë dhe se 10-ditëshi i fundit brenda shtëpisë, u khye në një vuajtje për të.

“Vendimin e mendova disa ditë. Të them të drejtën, 10-ditëshi i fundit u kthye në një vuajtje për mua. Më mori malli kaq shumë për djalin dhe familjen time, por sidomos për Amarin, sa e kisha të papërballueshme. Sikur të më thonin: ‘E ke të fituar, qëndro’, nuk do të qëndroja. Edhe sikur të më thonin: ‘Ok, do ta shkurtojmë 6 majin (finalen e “BBVA”), do ta bëjmë edhe dy javë’, prapë nuk do të qëndroja. E kisha të panegociueshme”. 

Ajo foli edhe për thashethemin më të çmendur dhe të çuditshëm që dëgjoi kur doli dhe ai që e kishte suprizuar më shumë Oltën ishte ky: Që bashkëshorti i Oltës e kishte blerë fitoren e saj dhe se “Top Media” e kishte ndarë mendjen që fitorja ishte e saj.

“Kjo ishte teoria konspirative më e çmendur që kam dëgjuar dhe pashë që publiku ishte shumë i irrituar për këtë. Unë e kam me të dëgjuar, paskëkra pasur një periudhë kur mua më kanë urryer shumë?”, tha ajo me shaka. “E bukura është se më paskërkishin urryer për këtë pjesë, se unë, paskërkisha blerë çmimin e madh dhe për këtë arsye, shikuesit kanë qenë shumë të irrituar, shumë të inatosur me mua.”.

Ajo sqaroi edhe një ‘teori konspirative’, që lidhet me një bisedë të sajën në dhomën e rrëfimit, në të cilën Olta, me mikrofon ndezur, thoshte se deri në atë moment ishte e kënaqur, por pas 2 javëve shihej rezultati.

“Unë jam e bindur që vajzat dhe gratë që po shohin këtë emision e kanë kuptuar për çfarë po flas. Unë thjesht bëra një botoks në ballë dhe ajo më thotë: ‘Afrohu të të shoh ballin’ dhe unë afrohem dhe i them: ‘Pas dy javësh do i shoh efektin’. E bëra botoksin pak në mënyrë të fshehur le të themi, sepse më ishte tekur që në atë program u plaka shumë dhe m’u bë psikozë”. Për ta faktuar, ajo lëvizi ballin dhe siç e ka botoksi, pjesa ishte e ngrirë dhe nuk shihej asnjë lëvizje.

Ish-banorja foli edhe një video tjetër, që sërish ndezi shumë spekulime në rrjet. Në video, Olta i thoshte Deamishelit që kishte folur me Dorin dhe nëse dilte, të shkonte ai ta merrte. Ajo saktësoi se kishte folur me Dorin, por përmes kamerës.

“Kam dalë (para) kamerës kur kam qenë në nominim me Kiarën dhe unë e kisha një dyshim që mund të dilja (nga shtëpi). Dilja para kamerës dhe i thoja: ‘Dori, zemra ime, këtë të shtunë ka shumë mundësi që unë të dal nga shtëpia. Të lutem, kudo qofsh, dua të jesh në studio, sepse dua të jesh personi i parë që takoj, nëse eliminohem’ dhe këtë gjë e kam bërë disa herë në kamera. Në një moment i them Deas: ‘Nëse dal, unë fola me Dorin dhe i thashë që të më marrë ai”, duke thënë edhe se tanimë që ka dalë, nuk ka asnjë arsye pse të gënjejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco