VIDEO/ Transgjinorja Luana: Jam vajzë, djali që isha ka vdekur për mua!

22:30, 07/04/2023
A+ Aa A-

Transgjinorja Luana Myrto ka qenë personazhi i parë i rubrikës më të re të "Piranjave", të titulluar "Mean Tweets".

24-vjeçarja i ka kthyer përgjigje bullizuesve të rrjeteve sociale si dhe ka treguar detaje se si është të jesh trans në Tiranë.

Ajo ka folur për sfidat, si dhe për sulmet fizike për shkak të orientimit të saj seksual.

24-vjeçarja, e cila pak kohë më parë zmadhoi gjoksin, duke shkaktuar pakënaqësi te komentuesit virtualë u është përgjigjur me sportivitet dhe humor këtyre të fundit.

Më tej, në një intervistë flash transgjinorja tha se në të ardhmen e sheh veten në politikë.

Ajo u ndal edhe te e tashmja dhe theksoi se e ka lënë pas të shkuarën: "Jam vajzë, personi që isha dikur ka vdekur për mua", - u shpreh Myrto.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco