Shpërthen debati mes Kristit dhe Luizit: Skuth, mashtrues i dobët

Shpërthen debati mes Kristit dhe Luizit: Skuth, mashtrues i dobët

17:46, 07/04/2023
A+ Aa A-

Kristi dhe Luizi kanë debatuar së fundmi me njëri-tjetrin. Kristi ka shpërthyer ndaj Luizit duke e quajtur skuth dhe mashtrues. 

Sipas tij, dy ditë para se Efi, Kiara, Ronaldo e Bledi të futeshin në shtëpi, ata të dy ishin shokë, ndërsa tani ai thur plane me Efin. Nga ana tjetër Luizi i tha Kristit se që kur ka nisur Big Brother e deri më tani, ai nuk ka bërë asnjë plan me Efin, jo vetëm për të, por për askënd.

Kristi i tha Luizit se ai u tregua skuth, kur i përmendi atij nominimin dhe se një gjë të tillë, ai nuk e kishte bërë asnjëherë me atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco