Pas sqarimit me Luizin, Efi: Unë e di që ai e do Kiarën në finale dhe jo mua

Pas sqarimit me Luizin, Efi: Unë e di që ai e do Kiarën në finale dhe jo mua

18:36, 04/04/2023
A+ Aa A-

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhës krijuan nga shoqëri me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e fashme.

Por, eliminimi i Efit u duk se mërziti Luizin të cilën e konsideronte edhe aleate në lojë, madje ai nuk rreshti së përmenduri atë.

Por, me rikthimin e saj në lojën e BBVA, dyshja janë parë të ftohtë me njëri=tjetrin dhe për këtë Efi ka diskutuar me Luizin, duke e pyetur se çfarë ka ndryshuar në marrëdhënien e tyre.

Ndonëse, kënëgtari shkodran u shpreh se nuk ka ndryshuar asgjë mes tyre dhe se vazhdon të ketë të njëjtin respekt për të.

Megjithatë, as ky sqarim me të nuk ka bërë që Efi të bindte, por ajo tha se e kupton pasi finalja është shumë afër dhe ai preferon Kiarën në vend të saj.

“Me ata njerëz që ka qëndruar nuk po rri më shumë, ekziston ai lloj respekti, tani në fund të fundit edhe Luizi mendon që afirmiteti e bënë që të jem unë më lartë se Kiara, ikën Kiara, nga ne të dyja nuk më do mua dhe ajo është normale dhe nuk mërzitem, e mora dhe folëm më dhe e pyeta se çfarë nuk shkon se në fund të ditës çfarë ndryshon nëse ne jemi ashtu siç ishim më dha arsyet e veta nuk më dha ndonjë bindje, por e respektoj”, tha Efi teksa po diskutonte me Nitën.

Në anën tjetër, katër nga banorët e rikthyer vetëm njëri ka të drejtën të arrijë në finale dhe kjo ka bërë që Luizi ta kërkoj me ngulmë që Kiara të jetë bashkë me të në fund të këtij rrugëtimit.

Mbetet të shihet si do të shkojnë zhvillimet në spektaklin që ka mbetur vetëm edhe një muaj deri në përfundim të tij.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania do të mbahet më 6 maj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco