'I thash kam një plan'/ Luizi i tregon Kiarës për bisedën me Efin

'I thash kam një plan'/ Luizi i tregon Kiarës për bisedën me Efin

15:21, 04/04/2023
A+ Aa A-

Luizi i rrëfeu Kiarës bisedën që ai pati mbrëmjen e kaluar me Efin, kur kjo e fundit shkoi të kërkonte një sqarim për sjelljen e Luizit.

Ky i fundit i tha Kiarës se Efi e pyeti atë që pse është ftohur dhe pse mban distancë, por sipas tij, ai thjesht ka një plan që do ta realizojë dhe është shumë i fokusuar aty.

Kthimi i Efit të shtunën në shtëpi, nuk u prit edhe aq mirë nga Luizi. Ose të paktën, kështu u duk në sytë e saj. Për këtë arsye, ajo u ballafaqua me Luizin për të sqaruar ftohtësinë e tij.

Sipas Efit, ajo nuk u prit ngrohtë, ashtu siç pritet një mik, sepse sipas saj, Luizi e ka konsideruar të tillë. Ajo e pyeti Luizin që çfarë nuk shkon me marrëdhënien e tyre, që solli këtë ftohje të menjëhershme.

Luizi u shpreh se ai nuk ka asgjë, por thjesht është shumë i fokusuar te loja, sepse edhe 1 muaj, Big Brother mbaron. Ai i tha Efit që nuk ka arsye pse të jetë distant, pasi gjatë gjithë kohës ka qenë brenda në shtëpi dhe se nuk ka përse të ndryshojë qëndrim me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco