Kohë pas debatit të nxehtë mes tyre, Roza Lati ironizon Bieta Sulon

Kohë pas debatit të nxehtë mes tyre, Roza Lati ironizon Bieta Sulon

20:26, 01/04/2023
A+ Aa A-

Roza Lati i është rikthyer debatit me Bieta Sulon, duke e ironizuar këtë të fundit në një postim të fundit në Instagram.

Në një postim në Instagram, ku shfaqet mjaf sensuale, Roza ka shkruar: “Le të më ftojë prapë Sulo në emision e të më pyesë a janë format e mija këto?”

Gjithashtu një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e publikut ështe ajo që shkruhet në murin pas Rozës.

“Në kuadër të lojës”. Një shprehje kjo e cila u bë hit nga ky edicion i “Big Brother Vip Albania” pasi banorët e përmendnin shumë shpesh.

Image

Çfarë ndodhi mes tyre?

Para tre viteve Roza ishte e ftuar në "Ftesë në 5" për të folur rreth një seti fotografik të nxehtë që kishte realizuar. Gjithçka nisi kur Bieta e pyeti Rozën nëse donte t'i binte në sy dikujt me setin e fundit fotografik dhe në vazhdim kur Roza e pyeti Bietën nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar moderatorja i tha: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit".

Pas emisionit, Roza u shpreh e indinjuar përmes një postimi në Instagram,  duke u shprehur se është ndjerë e ofenduar dhe tregoi se video e saj nga emisioni është fshirë.

"Unë nuk e kuptoj të të ftojë tjetra në studio dhe të të ofendojë… Dhe nderkohe me fshini videon? Kam 1001 mesazhe nga njerëzit që reagojnë si mundet në një emision televiziv të të fyejë tjetra në shtëpinë e vetë ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk përtoj t'i nxjerr të gjitha mesazhet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, shkruante Roza.

Bieta nga ana tjetër e ironizoi duke u shprehur: "Suksesi i këtij emisioni është dhe fakti që njerëz që kanë qenë protagonist në këtë emision, vazhdojnë të jetojnë me famën e kësaj daljeje televizive dhe 6 muaj dhe nëqoftëse kanë qenë më herët të ftuar apo një vit më përpara unë i ndjej nga zemra dhe të them faleminderit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco