Kylie Jenner bëhet aktive në rrjetet sociale, mesazhi për ndjekësit: Jam qënie njerëzore

Kylie Jenner bëhet aktive në rrjetet sociale, mesazhi për ndjekësit: Jam qënie njerëzore

14:45, 01/04/2023
A+ Aa A-

Kylie Jenner ka folur për herë të parë pas dramës me Selenën dhe Hailey-n. 25-vjeçarja, ngarkoi një video të re në TikTok dhe pranoi se ndonjëherë largohet nga mediat sociale sepse “mund të jetë shumë ngarkesë për të”.

Klipi prej katër minutash e gjysmë e shfaq Kylie-n e ulur në dysheme në një dhomë të zhveshjes. Ylli i realitetit televiziv ishte veshur me një bluze gri të çelur dhe me pantallona sportive teksa u shpjegoi 52.5 milionë ndjekësve të saj në TikTok se çfarë kishte lançuar në kompaninë e saj.

“Mirë, nuk kam shumë kohë, por doja të vija këtu sepse nuk kam kohë, më mungoni,” filloi Kylie.

“Çdo muaj ose çdo dy muaj unë fshij aplikacionet e mia të mediave sociale” pranoi ajo.

“Unë jam një qenie njerëzore që po kaloj një përvojë njerëzore dhe, për shembull, ndonjëherë mund të jetë shumë, por unë ju dua dhe më mungoni”, shtoi ajo.

Nuk është e sigurt se çfarë saktësisht i referohej Kylie, por disa spekuluan se mund të ishte ose ndarja e saj me Travis Scott, ose drama e fundit me Selena Gomez dhe Hailey Bieber.

Kylie më pas vazhdoi të promovonte dy produkte të reja nga kompania e saj e grimit, teksa i aplikoi në fytyrën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco