Jori provokon Luizin me ecjen e saj, këngëtari ‘çmendet’: O nëne!

Jori provokon Luizin me ecjen e saj, këngëtari ‘çmendet’: O nëne!

13:12, 31/03/2023
A+ Aa A-

Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, është organizuar së fundmi një konkurs “Miss & Mister Big Brother” ku Luizi, Olta dhe Kristi ishin në rolin e jurisë.

Jori sfiloi para tyre e veshur me një fustan të shkurtër ku më pas u ndal tek Luizi. Mirëpo duket se reagimet e këngëtarit para modeles po komentohen shumë në rrjet.

“O nënë (nis të freskohet me kapele)! Avash avash, ke kohën tënde, do vish dhe këtej te juria pak?”– u shpreh këngëtari.

Ndërsa Olta e pyeti se përse shkoi afër Luizit pasi kryetarja e jurisë ishte ajo: Më fal pse ndalove vetëm te Luizi? Jam unë kryetarja e jurisë.

E pas sfilatës Jori dhe Luizi kanë kërcyer bashkë ku ky i fundit i ka thënë: Vishu se na mbyte!

Nga një pjesë e madhe e komentuesve u shprehën se këto veprime të Luizit janë parë si një flirt ndaj modeles ndërsa të tjerë u shprehen se  banori i ka vetëm për show.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco