E vetmja banore e 'BBV' që s’ka folur pas shpine, është kjo

E vetmja banore e 'BBV' që s’ka folur pas shpine, është kjo

14:48, 29/03/2023
A+ Aa A-

Melisa është një nga vajzat që u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në emisione të ndryshme ku së fundmi ishte dhe banore e “Big Brother Vip” në Kosovë.

Emri i saj ka qenë i komentuar ditëve të fundit por të paktën deri tash Melisa ka vendosur që të qëndrojë larg spekulimeve duke mos dashur t’i japë vëmendje gjërave që thuheshin rreth emrit të saj.

Këngetarja gjeti kohë që në rrjetin social ‘Instagram’ të bashkëbisedojë me ndjekësit e saj, ku nuk munguan as pyetjet e përgjigjet për qëndrimin e saj brenda shtëpisë dhe jashtë saj.

Melisa ka folur pa doreza për një prej banoreve të shtëpisë, Vivien, të cilën e konsideron si një mike besnike krahas banorëve të tjerë.

“Kur kam dalë kam parë se çfarë është thënë e çfarë është bërë në momente kur unë nuk kam qenë prezente në disa ambiente të shtëpisë dhe kam vënë re që e vetmja që nuk ka folur diçka për mua, që unë nuk e dija pas shpine ka qenë pikërisht Vivi. Madje më duket nuk ka folur kurrë për mua pas shpine prandaj e vlerësoj shumë si vajzë dhe e kam shumë xhan”, është shprehur Melisa.

Image

Me humor, këngëtarja ka thënë se do ta “grabisë” atë sapo të shkoj në Kosovë se ndryshe nuk ka si ta takojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco