Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Grimes ndryshon emrin e vajzës 1 vjeç nga ‘Exa Dark Sideræl Musk’ në një pyetje

Grimes ndryshon emrin e vajzës 1 vjeç nga ‘Exa Dark Sideræl Musk’ në një pyetje

09:57, 28/03/2023
A+ Aa A-

Grimes ka vendosur që të ndryshojë emrin e vajzës pas 1 viti.

Në mars të vitit 2022, muzikantja 35-vjeçare dha lajmin surprizë se ajo dhe CEO i Twitter, Elon Musk mirëpritën fëmijën e tyre të dytë në dhjetor 2021.

“Emri i saj i plotë është Exa Dark Sideræl Musk”, tha Grimes për Vanity Fair në atë kohë, megjithëse. ajo tha se ata i referohen asaj si "Y."

Çfarë tjetër prisni nga Grimes dhe Musk, të cilët kanë gjithashtu një djalë dy-vjeçar të quajtur X Æ A-Xii? Djalin e quajnë shkurt "X".

Një tjetër pseudonim për vajzën e tyre ishte "Sailor Mars", të cilin një fans e përdori pasi Grimes shpërndau një foto të rrallë të vogëlushes në Twitter, më 23 mars. Megjithatë, duket se emri i vajzës së vogël është ndryshuar zyrtarisht në pseudonimin e saj origjinal.

“Ajo është Y tani; ose ‘Why?’ (Pse); ose thjesht ‘?’ (por qeveria nuk do ta njohë këtë),” iu përgjigj Grimes fansit në një postim tjetër në Twitter.

Mesa duket, ka ende ca çështje ligjore për t’u sqaruar, para se emri të jetë zyrtarisht “Why” (Pse).

Edhe emri i djality, ishte fillimisht X Æ A-12, më vonë ata e ndryshuan me numra romakë dhe e bënë "X Æ A-Xii", që emri të ishte në përputhje me ligjin e Kalifornisë.

Pavarësisht se si i quan Grimes fëmijët e saj, ata ndoshta nuk do ta quajnë dot “mami”. Grimes thotë se fëmijët ishin një rilindje e madhe për të, artistkisht, por ajo nuk identifikohet dot me fjalën “nënë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco