Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

Robert Aliaj flet për lidhjen Keisi-Lorenc jashtë “BBV” dhe reagimet e Sabianit, përplaset edhe me motrën e Olta Gixharit

Robert Aliaj flet për lidhjen Keisi-Lorenc jashtë “BBV” dhe reagimet e Sabianit, përplaset edhe me motrën e Olta Gixharit

21:49, 27/03/2023
A+ Aa A-

Atëherë kur askush nuk e priste, Lorenc Hasrama pranoi atë që prej kohësh përflitej: Romancën e tij me Keisi Mendinin jashtë shtëpisë së “BBV”. Ky lajm, që prej hyrjes së tij në program bëri xhiron e rrjetit. Pikërisht në atë kohë, babai i Kesiti, Sabiani, bëri një reagim të ashpër në rrjetet sociale ku sulmoi dhe ofendoi mediat që e ndanë këtë lajm.

Tanimë pasi gjithçka u vërtetua nga vetë protagonisti, Lorenc Hasrama, ka ardhur një reagim edhe nga babai i Kristit, Robert Aliaj. Ky i fundit u shpreh në një intervistë se Sabiani “e shiti Lorencin si mik të shtëpisë”, kur në fakt nuk kishte qenë aspak kështu. Më tej, ai vlerësoi reagimin e djalit të tij në të gjithë këtë situatë.

“Ata të dy që ­ça nuk bënë pas kurrizit, dhe Kristi nuk reagoi aspak. Kristi nuk tregoi asnjë ndjesi në lidhje me Keisin, ai tregoi që është shumë i sjellshëm  dhe elegant. Kristi nuk tregoi asnjë dimension xhelozie dhe as inferioriteti as ndaj Lorencit. Kristi edhe është bullizuar shumë dhe i janë vënë shumë epitete. Ka pasur një presion shumë të madh, dhe askush nuk iu afrua t’i thotë që ke të drejtë. Unë për veten time, një prind që thotë “ju ça nuk bëni, ça nuk shpikni”, deklaratat që bën prindi i vet, i cili pretendoi se ai djalë është mik i familjes dhe ai doli tjetër gjë fare. Të gjitha këto rëndojnë edhe nga pikëpamja psikologjike.  U shit për mik i familjes dhe doli komplet tjetër. U fut për destabilizim”- tha Aliaj.

Gjatë diskutimit ne studio ai u ndërpre nga gazetarja Gerta Gixhari, e cila është gjithashtu motra e Olta Gixharit, e cila shprehu se Keisi dhe Lorenci nuk kanë arsye për t’i kërkuar ndjesë Kristit. Sipas saj, marrëdhënia e këtij të fundit me Keisin, ishte shkëputur para hyrjes së Lorencit në shtëpi. Duke thënë se nul dëshiron të debatojë me të, Robert Aliaj e mbylli diskutimin.

Gerta: Pse duhet t’i kërkonin falje Kristit? Sepse marrëdhënia e Keisit me Kristin përfundoi para hyrjes së Lorencit, pati një shkëputje që pas daljes së Sabianit.

Roberti: Unë nuk dua të futem në këtë debat sepse duhet ta ul veten shumë poshtë. Nuk kam nevojë të merrem me lloj-lloj përkërirash se çfarë po thuhet tani nuk është e vërtetë. Ti po gënjen, ky nuk është konstatim, mënyra se si e bëri është shumë e poshtër.

Gerta: Gjithsesi unë Kristin e vlerësoj pafund për edukatën që ka sjellë në shtëpi dhe do doja shumë që djemtë shqiptarë të marrin shembull nga Kristi kur shkëputen nga një marrëdhënie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco