‘Ma gjeti mami lodrën e seksit’/ Kiara rrëfen situatën e sikletshme me të ëmën

‘Ma gjeti mami lodrën e seksit’/ Kiara rrëfen situatën e sikletshme me të ëmën

16:15, 25/03/2023
A+ Aa A-

Mbrëmja e djeshme ka qenë e Olta Gixharit dhe e Kiara Titos. Si të nominuarat e javës, vajzat u veçuan në një darkë në suitën brenda shtëpisë së “BBV”.

Në këtë darkë vajzash nuk mungoi muzika, pija dhe sigurisht pyetjet interesante dhe ngacmuese. Një kuti e mbushur plot me gogla, me pyetje qëndronte para tyre dhe ato ose zgjidhnin të përgjigjeshin ose të pinin.

Njëra ndër pyetjet ngacmuese ishte nëse kanë blerë ndonjëherë lodra seksi. Shumë sportive Kiara tregoi duke qeshur një episod që i ka ndodhur.

“Mua më kanë blerë një gjë, ma kanë bërë dhuratë shoqet për ditëlindje. Kaq dhe pastaj mami duke bërë punët e shtëpisë e kisha fshehur diku dhe e gjen mami, një turp Olta që ç’të të them e nuk kisha si e shpjegoja si kishte përfunduar aty. Një ta marrë një ta hedhur në qese plehrash. Ishte dhe momenti që nuk mund të thoja mos”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco