Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Kunati i Luizit sqaron pse vendosën të marrin instagramin e këngëtarit

Kunati i Luizit sqaron pse vendosën të marrin instagramin e këngëtarit

13:51, 23/03/2023
A+ Aa A-

Kunati i Luiz Ejllit, Sokol Tahiri ka sqaruar njëherë e mirë të gjitha pikëpyetjet në lidhje me instagramin e këngëtarit.

Ai shprehet se produksioni ka tentuar të marrë instagramin e Luizit me pretendimin se ka të drejtat për emrin dhe llogarinë e tij. Tahiri shprehet se nuk i është vënë në dispozicion asnjë dokument që e fakton këtë gjë.

 “Duke iu përgjigjur interesimit të madh nga ana juaj ju informoj se nga faqja zyrtare që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij janë bllokuar informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Big Brother pasi në një komunikim me produksionin e këtij show na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrin i kanë kaluar Top Channel.

Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument. Megjithatë në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe të shijojmë lojën e tij. Pastaj kur të përfundojë loja do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë”, shprehet ai.

Pra duket qartë se marrja e llogarisë nga ana e familjarëve është bërë për të mbrojtur atë nga persona të tretë. Familjarët kanë bërë të qartë që në përfundim të Big Brother llogaria do i kalojë vetë Luizit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco