'Atë që thashë do doja ta tërhiqja mbrapsht', Amos tregon bisedën me familjarët e Kiarës

'Atë që thashë do doja ta tërhiqja mbrapsht', Amos tregon bisedën me familjarët e Kiarës

22:30, 17/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin "D-Night", Amos Zaharia i dha një përgjigje një herë e mirë debatit lidhur me deklaratën e tij për moderatoren Kiara Tito.

Aktori tregoi se është penduar për fjalën që i tha Kiarës dhe ka komunikuar me familjarët e saj për t'i kërkuar falje.

 

Amos Zaharia: Vetëm atë batutën që kam thënë për Kiarën do t’a tërhiqja mbrapsht sepse e kam thënë në nerva e sipër, por nuk dua të justifikoj veten time sepse është e vërtetë që ne në nerva e sipër mund të themi shumë gjëra, por kur je në televizion në një farë mënyre duhet t’a ruajmë pak etikën dhe të japim një shembull më të mirë.

Në atë moment e di që kam bërë gabim, por me të vërtetë ka qenë moment nervash dhe kam kërkuar falje dhe ndjesë edhe familjarëve të saj, kam komunikuar edhe vetë me ta në rrjete sociale.

Njerëz jemi, gabime do të bëjmë, por të jemi edhe pak më tolerantë me njëri-tjetrin. Një gjë është të bësh një gabim dhe me vërtetë t’a kuptosh gabimin dhe komplet gjë tjetër është të bësh një gabim, të kërkosh falje e të bësh po të njejtin gabim.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco