Wanda Nara zbulon identitetin e 3 modeleve në dhomën e Icardin: I njoh kush janë

Wanda Nara zbulon identitetin e 3 modeleve në dhomën e Icardin: I njoh kush janë

19:48, 17/03/2023
A+ Aa A-

Pamjet e Mauro Icardit teksa del nga dhoma VIP e një diskoje në Stamboll, kanë bërë xhiron e mediave turke e jo vetëm në ditët e fundit.

Sulmuesi argjentinas sapo është pajtuar me Wanda Narën dhe kjo dukej si tradhtia e radhës në një çift i cili ka vazhdimisht probleme të ngjashme.

Por ndryshe nga e kaluara, Wanda Nara nuk ka reaguar si zakonisht dhe me sa duket ka një arsye për në gjë të tillë.

Ajo ka bërë të qartë në mediat argjentinase se i njeh tre vajzat që u filmuan duke dalë nga dhoma e diskotekës ku ishte edhe Icardi.

“Janë partneret e trajnerëve të ekipit. Unë i njoh të gjitha. Nuk e di çfarë qëllimit kanë pyetjet tuaja, por unë jam një person shumë tradicional”, ishte përgjigja e saj ndaj gazetarit që i kujtoi këto foto.

“Mauro është burri i jetës time. Ai është familja ime”, përfundoi argjentinasja, duke bërë të qartë se në këtë moment, nuk dyshonte se sulmuesi kishte shfrytëzuar mungesën e saj për ndonjë tradhti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco