Princ William dhe Kate Middleton në krizë? Kush është Rose Hanbury, e dashura e supozuar e trashëgimtarit?

Princ William dhe Kate Middleton në krizë? Kush është Rose Hanbury, e dashura e supozuar e trashëgimtarit?

12:32, 17/03/2023
A+ Aa A-

Ditët e fundit janë ndezur sërish thashethemet se William dhe Kate Middleton po përjetojnë një krizë në çift. Shkak për këtë është sigurisht një tjetër grua e quajtur, Rose Hanbury.

Kjo e fundit nuk është një emër i panjohur për Princeshën e Wales-it. Rose është një mikeshë e vjetër e familjes mbretërore britanike, pasi u martua me Markezin e shtatë të Cholmondeley, David Rocksavage, në vitin 2009.

Kjo nuk është hera e vetme që William dhe Rose përfliten për një lidhje. Hera e parë që u fotografuan së bashku ishte në vitin 2019, në një festë. Kjo është arsyeja pse në atë kohë pretendohej se Princi ishte i pabesë ndaj gruas së tij gjatë shtatzënisë së tretë. E gjithë kjo bëri bujë në pallat dhe Kate i kërkoi të shoqit ta largonte nga rrethi i tij i miqve.

Sipas mediave britanike, William dhe Hanbury kaluan së bashku edhe ditën e Shën Valentin-it. Thuhet se dyshja u panë në një darkë romantike atë ditë në Londër. Sipas një kamarieri në restorant, William i kishte dhuruar Rose-s një gjerdan me perla në Ditën e të Dashuruarve.

Nga ana tjetër Rose në 2009 u martua me Rocksavage, 23 vjet më i madh se ajo. Dasma e tyre ishte dy ditë pasi ajo njoftoi se ishte në pritje të binjakëve. Gjithçka ishte shumë e nxituar.

Pas dhjetë vitesh martesë dhe tre fëmijëve së bashku, Rose dhe David u divorcuan në vitin 2019, pikërisht kur filluan thashethemet për një lidhje me Princin William.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco