Cindy Marina 'mes piranjave', bukuroshja shqiptare rrëfen eksperiencën si prezantuese

11:27, 17/03/2023
A+ Aa A-

Me firmosjen e një kontrate të re, drejtuesit kryesorë të ‘Piranja’, kanë startuar tashmë me misionin e tyre nën logon e ‘Syri Televizonin’ të premten e 10 marsit.

Misioni i tyre për të qenë pranë çdo problematike që familjet shqiptare kanë, ende vazhdon ku në puntatën e parë sollën për të gjithë shikuesit denoncime të shumta të rasteve abuzive.

Këtë sezon ishte Cindy Marina zgjedhja e drejtuesve të programit, e cila do të jetë bashkëpezantuese në krah të Florjan Binajt.

E ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit, KAFE SHQETO ishte vetë Cindy, e cila ka rrëfyer të gjitha prapaskenat e programit, që nga dita kur i erdhi ftesa për të qene prezantuese në emision.

Diskutimi në studio:

Flavio: Sapo ke nisur eksperiencën e re me “Piranjat”, si ka qenë ky rrugëtim për ty?

Cindy Marina: "Është në të vërtetë një ndryshim i madh sepse më para isha vetëm për sportin, kur me erdhi oferta isha shumë e lumtur që ata më kishin menduar dhe ky fakt më pëlqeu shumë pasi si emision është shumë i rëndësishëm sepse tregon realitetin  shqiptar.

Më pëlqen sepse përveçse është një punë për mua, është një kontribut për Shqipërinë, më pëlqen shumë si emision. Flori është njeri i mrekullueshëm dhe shumë pozitiv dhe i gjithë stafi më ka pritur shumë mirë".

Flavio: Ti vjen nga fusha e sportit dhe ke jetuar në Amerikë, çfarë impakti ka pasur te ty përballja me disa realitete shqiptare që nuk janë aspak të këndshme për t'u parë e njohur?

Cindy Marina: "Përpiqem që të marr çdo gjë me sportivitet dhe në fakt kjo që the ti është e vërtetë. Nëse njerëzit nuk e dinë, unë kam lindur dhe rritur në Amerikë dhe ka një vit e gjysmë që kam ardhur në Shqipëri për të jetuar tashmë ‘full time’, megjithëse mësohesh me kulturën këtu edhe pse shumë gjëra ndryshojnë.

Në fillim ishte pak më e vështirë të përshtatem pasi duke marrë parasysh karakterin tim e kam pak më shumë amerikan, por si çdo person mësohesh pasi jam shqiptare në fund të fundit.

Jam rritur në një shtëpi ku prindërit ma kanë mësuar traditën, ushqimin dhe kulturën shqiptare si dhe gjuhën shqipe kështu nuk ishte një botë tjetër jetesa këtu.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco