Naomi Campbell kritikohet ashpër për photoshop-in në fotot e Oscars

Naomi Campbell kritikohet ashpër për photoshop-in në fotot e Oscars

10:22, 17/03/2023
A+ Aa A-

Naomi Campbell, super modelja e njohur është kritikuar për photoshop. Campbell ishte e pranishme në Oscars 2023 dhe postoi një seri imazhesh në Instagramin e saj të cilat dukeshin mjaft të fotoshopuara. Fansat që panë postimin e Campbell i krahasuan ato me fotografitë e bëra nga fotografi zyrtar i Vanity Fair pas festës dhe ndryshimi ishte i habitshëm.

Shumë e konsiderojnë këtë si një shembull të keq për vajzat e reja.

“Zoti na ndihmoftë nëse edhe Naomi mendon se i duhet kjo”, ka komentuar një fans nën foto.

Karriera e Campbell në industri ka zgjatur katër dekada, por ekziston realiteti me të cilin duhet të përballen të gjithë, ajo po plaket. Pamja e saj do të ndryshojë dhe duket se shumë fansa duan që Campbell ta përqafojë këtë në vend që të përpiqet t’i mashtrojë duke e fshehur.

“Kjo është ajo që ndodh kur e gjithë jeta juaj rrotullohet rreth pamjes suaj dhe ajo është mësuar që fotot profesionale të fotoshopohen kaq shumë”, shtoi një tjetër komentues.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco