'BBVA' ndërgjegjësohet, largon kufizimet për shqiptarët e Kosovës

'BBVA' ndërgjegjësohet, largon kufizimet për shqiptarët e Kosovës

09:49, 17/03/2023
A+ Aa A-

Para disa muajsh ishte ngritur si çështje fakti se formati “Big Brother VIP Albania”, nuk po mund të shikohej nga shqiptarët e Kosovës në platformën YouTube.

Si shkak për këtë u dha fakti që Kosova si shtet ka shumë kufizime në YouTube dhe se “BBVA” ishte i detyruar që nga kontrata ndërkombëtare që kishin nënshkruar, të bllokonin videot në disa shtete.

Megjithatë duket se në ditët e fundit ka ndryshime, pasi shqiptarët e Kosovës kanë tashmë qasje të lirshme në shikimin e videove të këtij reality-show.

Nuk dihet nëse patenta origjinale me kërkesë të produksionit e ka bërë këtë lëshim, megjithatë të gjitha videot e këtij programi janë tashmë të aksesueshme për shikuesit në Kosovë.

Nga ana tjetër i njëjti format në Kosovë, sot ka finalen e madhe.

Mbresa, Xhuli, Stresi, Artani dhe Vedati janë 5 finalistët në garë për çmimin e madh prej 200.000 eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco