Demi Lovato pëson ndryshim të madh në peshë, fansat habiten nga transformimi i saj

Demi Lovato pëson ndryshim të madh në peshë, fansat habiten nga transformimi i saj

14:08, 16/03/2023
A+ Aa A-

Demi Lovato është shfaqur shumë mbresëlënëse në sfilatën e modës ‘Hugo Boss’ në Miami. Ylli i popit kishte veshur një bluzë të bardhë që zbulonte belin e saj teksa pozonte për fotografët. Me flokët të tërhequr pas Demi dukej shumë e freskët.

Fansat janë habitur nga ndryshimi i madh që Demi ka pësuar, pasi kohë më parë ajo ishte mbipeshë ndërsa tani shfaqet e tonifikuar e super në formë.

Demi ka folur më herët hapur për çrregullimet e të ngrënit dhe betejën e saj me buliminë dhe siç thotë ajo tani “po mëson të dojë veten”.

“Po ndihesha keq sot në një set fotografik, por po zgjedh të pranoj atë që shoh sepse e dua veten për atë që jam dhe dashuria dhe mbështetja juaj më ndihmon shumë…Jo, nuk do të privoj veten e kenaqesise me (me meter) dhe nuk po gënjejn, kam vënë disa kile qe kur kam hequr dore nga dietat, por kam pushuar dhe do vendos se çfarë do bëj me peshën time”, shkroi Demi kohë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco