Luizi kërcënon se do të largohet nga 'BBV' nëse moderatorja eliminohet

Luizi kërcënon se do të largohet nga 'BBV' nëse moderatorja eliminohet

13:45, 16/03/2023
A+ Aa A-

Luiz Ejlli e ka shprehur disa herë se qëndrimi i tij në shtëpinë e “Big Brother VIP” varet nga partnerja e tij Kiara Tito.

Këngëtari e përmendi sërish këtë gjë gjatë një bisede që pati me Oltën dhe Armaldon, ku këta të fundit u shprehën se nuk e besnonin aspak atë teksa e cilësuan dhe si “presion” deklaratën e tij që fansat të mos e nxjerrin nga shtëpia moderatoren.

Aktorja u shpreh mes të tjerash se në rast se do i jepet mundësia e Kutisë së Pandorës, Kiara-Luiz-Qetsor, mund të jetë një nga kombinimet e saj për nominim. Ajo u shpreh e bindur se del moderatorja, gjë që u kundërshtua nga Luizi.

“Unë të siguroj që nëse dal unë, del edhe Kiara direkt pas meje. E lë vetë lojën. Nuk ka lidhje përballimi i lojës, unë e kam thënë që luaj me shpirt, ajo më jep forcë. Unë nëse shkoj në finale, ose shkoj me Kiarën ose nuk shkoj fare. Nëse del Kiara, unë heq dorë direkt. Nëse del Kiara që nesër, dal edhe unë. Po të bëj be Për Zotin e Madh”, tha Luizi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco