Fansja i propozon Luizit për martesë dhe ironizon Kiarën: Vishu si të duash, të pres në Florida

Fansja i propozon Luizit për martesë dhe ironizon Kiarën: Vishu si të duash, të pres në Florida

11:46, 16/03/2023
A+ Aa A-

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë lexuar gjatë mbrëmjes së djeshme mesazhet e shumta që vijnë nga fansat e tyre.

E në mes të shumë urimeve dhe komplimentave për ta, nuk kanë munguar as propozimet ku një fanse i ka shkruar Luiz Ejllit se nëse Kiara Tito ndryshon mendje, ajo e pret në Florida.

E jo vetëm kaq, vajza nga Korça i tha gjithashtu se ai mund të vishet si të dojë, duke i kujtuar rastet kur Kiara e ka kritikuar shpesh herë këngëtarin për rrobat që vesh.

“Ti je dashuri, inteligjencë, talent, humor, durim e shpirt i bardhë. Po ndërroi mendje Kiara, të pres në Florida se dihet që Korça me Shkodren kanë shkuar gjithmonë. Vishu si të duash”, shkruan fansja.

Ndërkohë Luizi i përgjigjet: “Ti qenke zemër, je flori. A ndërroj mendje? Mendje nuk ndërroj por në Florida vij bashkë me Kiarën, na prit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco