Luizi u inspirua nga loja e tij, ja çfarë i ndodhi gjatë 24 orëve fituesit të ‘Big Brother Kanada'

Luizi u inspirua nga loja e tij, ja çfarë i ndodhi gjatë 24 orëve fituesit të ‘Big Brother Kanada'

11:15, 16/03/2023
A+ Aa A-

Pasi Luiz Ejlli zbuloi se planin për të dërguar në nominim, Kristin dhe Armaldon e kishte parë nga një lojtar në ‘Big Brother Kanada’, kryefjalë në vendin tonë u bë Kevin Jacobs. Ai është një emër jo pak i njohur në Kanada e së fundmi shumë i njohur në Shqipëri.

Jacobs ka pësuar rritje të madhe në Instagram, duke shkuar nga 14 mijë në 28.5 mijë ndjekës në më pak se 24 orë. Fansa të shumtë të Luizit kanë filluar ta ndjekin Kevin, i cili ka reaguar për lojën që po bëhet në ‘Big Brother VIP Albania’.

Image

Image

“Dikush më ka thënë se ai djalë më ka studiuar mua”– tha kanadezi i cili nuk nguroi të shprehte përkrahjen e tij për këngëtarin edhe në InstaStory.

“Një duartrokitje për këtë ikonë dhe fansat e tij të mrekullueshëm. Luiz Ejlli është duke dominuar në Big Brother VIP dhe ju dërgoj dashurinë time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs në InstaStory.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco