Albatros Rexhaj tregon problemet me shëndetin mendor: 'Më renditën për pushkatim'

Albatros Rexhaj tregon problemet me shëndetin mendor: 'Më renditën për pushkatim'

09:49, 16/03/2023
A+ Aa A-

Albatros Rexhaj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Opinion” ku tregoi eksperiencën e tij për problemet me shëndetin mendor.

Ai u shpreh se vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD). 

Rexhaj tha se kjo i ka ardhur si pasojë e përvojës në luftën e Kosovës. Shkrimtari shtoi se ai ka qenë i renditur për pushkatim dhe këtë gjë e ka “shtypur” për 17 vite derisa ajo gjeti rrugën dhe doli në sipërfaqe. Ai u shpreh se ka ardhur në emision që të shprehë përvojën e tij që t’u tregojë njerëzve me probleme të tilla që është në rregull për të ndjekur historinë dhe për të gjetur se çfarë problemi kanë.

“Tek rasti im unë e kam identifikuar, ka ardhur nga fakti nga përvoja nga lufta. Çdo i dytë, i tretë në Kosovë, bashkëndjen me atë gjë. Unë kam qenë i renditur për pushkatim. Kjo është një gjë që nuk e kam folur shumë, e kam shtypur si gjë derisa pas 17 viteve ajo e ka gjetur rrugën dhe ka dalë në sipërfaqe. Traumat vjen një moment ku ajo del. Ai njeri që ka ato probleme nuk ka këto përgjigje. Unë kam ardhur në këtë emision vetëm për këtë gjë, që është në rregull me dal dhe me e ndjek historinë, me e ndjek fillin, me e gjet. Sepse unë kam pasur pafund faktorë stresi që e kanë nxitur atë. Sot është lufta në Ukrainë. Kur ka nisur lufta në Ukrainë kam ndenjur deri në 06:00 të mëngjesit duke dëgjuar lajme dhe gjysma e Prishtinës është zgjuar në këmbë kur ka rënë vetëtima e madhe se menduan filloi lufta”, u shpreh Rexhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco