Pse Lilibet kur të rritet do të jetë personi më i famshëm në SHBA?

Pse Lilibet kur të rritet do të jetë personi më i famshëm në SHBA?

20:19, 15/03/2023
A+ Aa A-

Princi Harry dhe Meghan Markle po rritin fëmijët e tyre, Archie dhe Lillibet, në shtëpinë e tyre në Montecito, edhe Lillibet u pagëzua së fundmi.

Eksperti mbretëror Sandro Monetti tregoi për A Right Royal Podcast, fjalët e fqinjit të Harry dhe Meghan, se pse mendon se Lilibet do të jetë personi më i famshëm në SHBA kur të rritet.

Por Sandro Monetti parashikoi gjithashtu një lëvizje për Harry dhe Meghan Markle, ndërsa Archie dhe Lilybet rriten: “Unë besoj se Harry dhe Meghan Markle, kur fëmijët të rriten, do të zhvendosen në Malibu, një vend të cilin Princesha Diana e admirui shumë. Ndoshta edhe në Bel Air.’

Javën e kaluar, Princi Harry dhe Meghan Markle konfirmuan se kishin zgjedhur të përdornin titujt mbretërorë të Archie dhe Lillibet, duke i bërë ata Princ dhe Princeshë të Sussex.

“Sa herë që Harry dhe Meghan shkojnë për shëtitje me Archie dhe Lillibet, bëhet problem! Njerëzit i shikojnë shumë, pasi janë shumë të famshëm… Lillibet do të bëhet e famshmja më e madhe në Kaliforni nëse jo në SHBA, sepse është e vetmja princeshë e lindur në Kaliforni, ndaj e imagjinoni në moshën 21 vjeçare kur të fillojë të dalë me një nga fëmijët e Kardashian”, tha fqinji i çiftit për Podcast.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco