Larg madhështisë së eventit, Justin Bieber hyn fshehurazi në festën e 'Oscars' me batanije

Larg madhështisë së eventit, Justin Bieber hyn fshehurazi në festën e 'Oscars' me batanije

15:23, 13/03/2023
A+ Aa A-

Me siguri kushdo që pa Hailey Bieber në festën e “Oscars” në Vanity Fair, pyeti veten po Justin ku është?

Këngëtari i njohur ndonëse nuk parakaloi me partneren e tij para dritave të kamerave, sërish mori pjesë në festën e organizuar.

Burime për mediat e huaja bënë me dije se se Justin mbërriti në festë nga dera e pasme dhe u bashkua me Haliey-n brenda.

Image

Në ndryshim nga ekstravaganca e të ftuarve të tjerë, ai mbante veshur një pelerinë me ngjyra, e cila ngjante si një batanije.

Image

“Justin nuk dukej mirë. Ai ishte i përkulur dhe i veshur me një batanije. Bieber dukej çuditshëm” dhe si “i torturuar”,”-shtuan burimet.

Në festën e Vanity Fair morën pjesë gjithashtu yjet si: Florence Pugh, Olivia Wilde, Kaia Gerber dhe Austin Butler, Ke Huy Quan, Cara Delevingne, Emily Ratajkowski, Billie Eilish, Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos, Nancy Pelosi, Camila Morrone dhe shumë të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco