KAFE SHQETO/ Pse Luiz Ejlli është fenomeni i rrjeteve sociale sot?

12:22, 13/03/2023
A+ Aa A-

Luizi Ejlli padysh është fenomenti i çdo Big Brother-i!

Karriera e tij, ishte shkëputur nga muzika, duke u fokusuar tek diplomacia, ku për vite mbajti postin e rëndësishëm në Francë. Artisti shkodran u bë pjesë e formatit për t’u futur edhe njëherë në një treg, që bëhet dita ditës më i vështirë për të qëndruar në të.

 Dhe në fakt, ajo që ende Luizi nuk di është suksesi që ka korrur si banor i kësaj loje, duke qenë edhe një nga pretendentët për ta fituar. Që është më i pëlqyeri e dëshmojnë edhe shifrat marramendësi që ka arritur në rrjete sociale, vetëm në “TikTok” emri i tij ka shkruar në 1.3 miliardë shikime.

E ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ për të komentuar lojën e këtij të fundit, ishte Graciela Kiri, ish-banore e BB3. Ajo është shprehur se Luizi është pretendeti kryesor për të rrëmbyer çmimin e madh.

Pjesë nga biseda:

Flavio: Si pjesë e 'BB3',nisur edhe nga këndvështrimi jot, si po e sheh këtë vit lojën e Luzit Ejllit, si patrioti yt mund të themi?

Graciela Kiri: "Është një ‘BBV’ me shumë çudira, ashtu siç edhe Arbana e ka thënë pra e ka deklaruar Luizi është kryefjala e këtij edicioni dhe gjetja e çdo Big-Brother tjetër. Unë e shoh të fuqishëm dhe shumë stërmundim në atë BBV.

Kjo do të thotë që në të vërtetë ajo është një lojë dhe këtë e di nisur edhe nga eksperienca ime personale dhe e di sesi funksionin. Big Brother është një licencë ndërkombëtare, është një program dhe një reality-show ku njerëzit do të testohen nga të gjitha alternativat e mundshme.

Luiz Ejlli aty ‘po shtrydhet si limoni’ për tu marr nga ai çdo gjë e bukur që ka në dispozicion dhe nga ana tjetër them se aty po bëhet një spektakël i madh".

Flavio: A po trajtohet ai në mënyrë të ndershme apo ka edhe momente të padrejta ndaj Luizit apo ortakëve të tij:

Graciela Kiri: "Teksa aty po flitet tepër për bullizmin, gjatë një nate 'Prim'e ata i treguam Kiarës mesazhet ku Efi kishte reaguar lidhur me sjelljen e kësaj të fundit ndaj Luizit ku në të vërtetë u shtrembëruar pak gjërat.

Mendoj që bëhen dallime vetëm në kuadër të personazhit sepse Luizi ngaqë ka aq shumë gjëra për të dhënë dhe produksioni e di mirë se kush është Luizi, një enciklopedi më vetë, kështu që do të sulmohen tek ai sepse Luizi po e bën spektaklin.

Kështu që, nuk mund të goditet një person tjetër i cili nuk ka aq shumë gjëra për të dhënë sa ai. Duke qenë në qendër të vëmendjes, ai duhet të shtrydhet për të dalë aty ku duhet të dalë.

Flavio: Tani Luizi është një nga shqiptarët nga më të ndjekur, çfarë do të ndodhë më financat e Luiz Ejllit të fituara nga rrjetet sociale?

Graciela Kiri: Nuk e di dhe nuk mund të pohoj diçka të sigurt me informacionet që kam. Ajo ç'ka më lënë pak të dyshuar është faktin e vajzës që po menaxhon Instagramin e tij. Nuk e di nëse është ish- e dashura e Luizit ajo që po i menaxhon faqen dhe sa e aftë është ajo në menaxhim.

Sikur ajo ose dikush tjetër ta menaxhoje mirë faqen e Luizit, padyshim ai do të ishte një nga figurat më të pasura në Shqipëri.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco