Ky është filmi që mori më shumë çmime Oscars!

Ky është filmi që mori më shumë çmime Oscars!

10:43, 13/03/2023
A+ Aa A-

“Everything Everywhere All at Once” dominoi në çmimet Oscars të këtij viti (me 11 nominime). Filmi ia doli të rrëmbente shtatë çmime të mëdha, duke përfshirë edhe çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes, “Filmi më i mirë”.

Përpos kësaj, Michelle Yeoh u vlerësua si “Aktorja më e mirë”, ndërsa Jamie Lee Curtis dhe Ke Huy Quan fituan në kategoritë e aktorit dhe aktores më të mirë në rol dytësor. Dy regjisorët e “Everything Everywhere All at Once” – dy Danielët – Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert, fituan “Regjisori më i mirë”. Filmi u shpall gjithashtu fitues për editimin dhe skenarin origjinal më të mirë.

“Everything Everywhere All at Once” është i zhanrit komedi absurde me pak dramë. Subjekti flet për një grua kinezo-amerikane (Evelyn), emigrante, e cila zbulon se mund të depërtojë në universe paralele, për të parandaluar një qenie të fuqishme, e cila do të shkatërrojë unviersin. Filmi ka elemente të komedisë surreale, shkencës, fantazisë, arteve marciale dhe animim.

Image

Filmi rrëfen historinë e një gruaje që është zhvendosur në Amerikë 20 vite më parë, së bashku me bashkëshortin. Ata kanë një vajzë të quajtur Joy, e cila do që e ëma të pranojë të dashurën e saj, Becky, e cila nuk ka origjinë kineze.

Shumë shpejt, gruaja përfshihet në një situatë ku teknologjia ndihmon njerëzit të kalojnë nga një univers në tjetrin. 

Filozofia e filmit është që të tregojë historinë e grave dhe nënave që kalojnë në supermarkete pa u vënë re. “Ato kurrë s’kanë pasur zë. Kurrrë nuk kanë qenë superheroina," u shpreh Michelle Yeoh, e cila luan rolin e protagonistes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco