Kush do fitojë BBV?Ja kë mendon Balina Bodinaku

Kush do fitojë BBV?Ja kë mendon Balina Bodinaku

18:28, 09/03/2023
A+ Aa A-

Ish-opinionistja e ‘Big Brother VIP Albania’, Balina Bodinaku e ka një banor të preferuar. Ajo ka treguar se kë sheh si fituese të këtij edicioni, dhe sipas saj deri më tani, për të është Luizi. Teksa ishte e ftuar në ‘Breaking Top News’, ajo deklaroi se gjithçka mund të ndodhë pasi ky edicion është shumë dinamik.

“Si fitues deri tani unë shoh Luizin, sepse këtë vit BB është shumë dinamik, mund të ndodhë gjithçka”, tha Bodinaku.

Ish-opinonistja foli edhe në lidhje me modelen Jori, ku tha se nuk duket se është futur në shtëpi me një plan për Luizin dhe Kiarën.

“Nuk duket vajzë që i bën gjërat me paramendim. Siç e kam parë deri tani… nuk mendoj që bën gjëra me plan. As Jori dhe as Kiara nuk i kanë kaluar caqet. Faleminderit BB ne i pamë bashkë, sepse jashtë nuk e di nëse do mund t’i shihnim bashkë, sepse janë natyra shumë të ndryshme”, u shpreh Bodinaku.

Ajo foli edhe në lidhje me qëndrimin e Oltës në shtëpi, dhe e cilësoi se tashmë ajo është zbutur. Për hyrjen e Qetsorit në Big Brother, Bodinaku u shpreh se nuk e sheh ambicioz dhe se nuk më shumë po fuqizon Oltën, se sa të luftojë për show-n e tij.

“Udhëtimi i Oltës ka shumë ngjyra, Olta ka ndryshuar në vijimsi. Ajo ka kapur informacione, qoftë apo ndonjë koment, apo nga Prime, i kam marrë këto sinjale, për t’i përdorur. Tani sikur ka ndryshuar, është një lojtare e zbutur, është më pak arrogante mund të themi. Qetsori është një banor mbështetës ndaj Oltës, edhe me sugjerimet e tij. Nuk mendoj se emocionet e Oltës kur takoi nënën e saj, nuk ishte siç i perceptonte Qetsori.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco