I dobësuar dhe larg viteve të rinisë, legjenda 93-vjeçare e Hollivudit në formë

I dobësuar dhe larg viteve të rinisë, legjenda 93-vjeçare e Hollivudit në formë

16:51, 09/03/2023
A+ Aa A-

Fotot e fundit të aktorit veteran, Gene Hackman, të botuara nga gazeta amerikane “New York Post”, tregojnë se legjenda e Hollivudit mbahet ende.

Hackman u shfaq të dielën në Santa Fe, Nju-Meksiko, ku u pa të ngiste vetë makinën dhe të ndalonte për një hamburger të shpejtë.

Edhe pse në janar aktori i madh mbushi 93 vjeç, ai dukej në formë të mirë. Për herë të fundit, Hackman ka luajtur një film në vitin e largët 2004, komedinë “Welcome to Mooseport”.

I “strehuar” në shtëpinë e tij në Nju-Meksiko bashkë me gruan Betsy Arakawa, për dekada Hackman ka qëndruar larg dritave të showbizz-it.

E vetmja intervistë e tij ishte ajo e vitit 2021 me “New York Post”, ku foli për karrierën, në 50-vjetorin e filmit “The French Connection”, me të cilin fitoi edhe çmimin “Oscar” si aktori më i mirë protagonist në vitin 1972.

Aktori gjithashtu ka edhe një pasion tjetër, atë të arkitekturës, pasi ka projektuar dhe krijuar 10 shtëpi, mes të cilave edhe një vilë që është vlerësuar nga revistat amerikane të industrisë.

Që prej daljes në pension nga aktrimi, Hackman është marrë edhe me shkrim romanësh.

Një tjetër pasion i tij është edhe çiklizmi, të cilin ka vijuar ta praktikojë deri në të 90-at. Në 2012-n ai u përplas nga një makinë teksa po shëtiste me biçikletë në Florida dhe përfundoi në spital, por pa lëndime të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco