Rikthehet 'Kosherja' në RTSH, Sarah Berisha vetëm në drejtim

Rikthehet 'Kosherja' në RTSH, Sarah Berisha vetëm në drejtim

14:24, 09/03/2023
A+ Aa A-

Programi i humorit “Kosherja” do të rikthehet sërish. Këtë herë në një ekran të ri, në Rtsh.

Pas zërave se programi do të riniste, kishte mbetur mister hapësira televizive, por tani është zyrtare, shumë shpejt do t’i shohim aktorët e Kosheres në ekranin e Rtsh-së.

Pas siglës zyrtare, ajo që pyesin zë gjithë ishte se kush do të ishte moderatori/ moderatorja.

Edhe ky mister është zgjidhur. Është Sarah Berisha. 

 Kujtojmë se blogerja u bë pjesë e Kosheres në sezonin e fundit të programit në “Abc news”. Teksa ka qenë në bashkëmoderim me Bes Kallakun, duket se këtë herë aventurën do ta përjetojë vetëm.

Mbetet të themi vetëm “suksese Sarah”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco