Barcelona do të mbajë logon e kësaj këngëtarje të njohur në ndeshjen kundër Real Madrid-it

Barcelona do të mbajë logon e kësaj këngëtarje të njohur në ndeshjen kundër Real Madrid-it

13:32, 09/03/2023
A+ Aa A-

Sipas stacionit të radios katalanase RAC1, këngëtarja Rosalía do të jetë artistja e dytë që do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellave të Barcelonës si pjesë e marrëveshjes së klubit me “Spotify”.

Pasi lojtarët veshën logon “OVO Sound” të Drake në humbjen e tyre 3-1 ndaj Real Madridit në tetor, bluzat e Barcelonës do të mbajnë sërish logon e një artisti në “El Clasico” të ligës së dytë të sezonit më 19 mars.

Muzikantja e dytë që do të përfitojë nga publiciteti do të jetë këngëtarja katalane Rosalía.

Image

Nisma drejtohet nga “Spotify”, sponsori i fanellave të Barcelonës, i cili verën e kaluar njoftoi synimin e tyre për të përdorur hapësirën në fanellat e Barçës si më shumë sesa thjesht hapësirë reklamuese për markën e tyre.

Simboli i bufit që u shfaq në fanellat e futbollistëve në tetor ishte logoja e markës diskografike të Drake, “OVO Sound”. Drake u zgjodh pasi sapo ishte bërë artisti i parë që arriti 50 miliardë transmetime në “Spotify”.

Image

Spekulohet se emri i albumit të fundit të Rosalía-s, “Motomami”, do të jetë i printuar në bluzat e Barcelonës kësaj radhe, në formën e stilizuar të fjalës që shihet më poshtë.

Rosalía u rrit në periferi të Barcelonës dhe njihet si një nga këngëtaret spanjolle më të suksesshme dhe me ndikim ndonjëherë. Data e El Clasico-s përkon me një vjetorin e daljes së albumit të saj “Motomami”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco