Chris Rock zbulon detaje të reja për shuplakën e Will Smith në Oscar

Chris Rock zbulon detaje të reja për shuplakën e Will Smith në Oscar

13:40, 06/03/2023
A+ Aa A-

Chris Rock ka zbuluar disa detaje të reja për shuplakën famëkeqe të Will Smith, ku ndër të tjera është tallur me aktorin dhe tradhtinë e Jada Smith me shokun e djalit të tyre.

Rock ka folur gjerësisht për herë të parë për goditjen me shuplakë nga Will Smith gjatë “Oscars”, pothuajse një vit nga skandali që tronditi miliona njerëz në mbarë botën.

“Të gjithë e dinë, po, ndodhi, unë u godita me shuplakë një vit më parë – u godita nga një maskara”, tha ai.

“Dhe njerëzit thonë: ‘A dhemb?’ Ende dhemb. Kam një tingëllim që më kumbon në vesh”,shtoi aktori.

Rock u shfaq i lodhur dhe i frustruar ndërsa foli për Smith në fund të shfaqjes së tij “stand-up Selective Outrage”, e cila u transmetua drejtpërdrejt në Netflix nga Teatri Hippodrome në Baltimore të shtunën mbrëma (4 mars).

Gjatë ceremonisë së “Oscars” të vitit të kaluar, Smith, i cili fitoi atë natë çmimin për ‘aktorin më të mirë’, goditi me shuplakë mikun e tij, Rock në mes të transmetimit live pasi ai bëri një shaka për flokët e gruas së Smith, Jadan.

Rock bëri disa komente në emisionin e tij të ri për njerëzit që kërkojnë vëmendje duke e klasifikuar veten si viktima, por tha: “Unë nuk jam viktimë. Nuk do të më shihni kurrë tek Oprah apo Gayle duke qarë. Nuk do të ndodhë kurrë… E mora atë goditje si boksieri Manny Pacquiao”.

“Para së gjithash, e di që nuk mund ta dallosh në kamera, por Will Smith është dukshëm më i madh se unë. Ne nuk jemi të njëjtën madhësi. WillSmith bën filma me këmishën e hequr. Nuk më ke parë kurrë të bëj një film me këmishën time të hequr. Jam në një film duke bërë një operacion në zemër të hapur, kam veshur një pulovër”, shtoi Rock.

“Will Smith luajti Muhamed Ali në një film. Mendoni se kam bërë një audicion për atë pjesë? Ai luajti Muhamed Aliun, unë luajta Pookie në Neë Jack City”, tha me shaka komediani.

Rock zbuloi tutje se shuplaka kishte frymëzuar emrin e shfaqjes së tij.

“Will Smith praktikon zemërim selektiv. Të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur. Dhe të gjithë e dinë me të vërtetë se unë nuk kisha asnjë lidhje me atë. Nuk kam pasur asnjë ‘ngatërrim’”, tha ai, duke iu referuar përshkrimit të Pinkett.

“Gruaja e tij ka shkuar me mikun e djalit të tij. Unë normalisht nuk do të flisja për këtë, por për disa arsye … ata e folën këtë në internet. Nuk e di pse dy njerëz të talentuar do të bënin diçka kaq të ulët”, tha Chris.

“Të gjithë këtu janë mashtruar. Asnjëri prej nesh nuk është intervistuar ndonjëherë nga personi që na tradhtoi live në televizion… Ajo e lëndoi atë shumë më shumë sesa ai mua”, tha Rock, duke shtuar se ai u përpoq të telefononte Smithin më pas për t’i “i dhënë atij një mbështetje, por ai nuk e hapi.

“E doja WillSmith, e doja gjatë gjithë jetës, ai ka bërë disa filma të mrekullueshëm”, u shpreh 58-vjeçari.

“Nuk u hakmora atë natë sepse kisha prindërit, dhe e dini se çfarë më mësuan prindërit e mi? Mos u zini para njerëzve të bardhë”, tha ai, duke hedhur mikrofonin në tokë për t’i dhënë fund emisionit.

Smith ka folur vazhdimisht për shuplakën që nga ajo kohë, duke i kërkuar falje publike Rockut të nesërmen në Instagram.

“Dola nga vetëvetja dhe gabova. Jam i turpëruar dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem”, kishte shkruar Smith.

Muaj më vonë, ai tha se kishte kontaktuar me Rock, por “ai nuk është gati të flasë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco