U zgjodh lidere e shtëpisë së 'BBVIP', Kejvina ironizon Kiarën: E pastër si dashuria që ka për Luizin

U zgjodh lidere e shtëpisë së 'BBVIP', Kejvina ironizon Kiarën: E pastër si dashuria që ka për Luizin

10:01, 06/03/2023
A+ Aa A-

Zgjedhja e Kiarës si lidere e shtëpisë së “Big Brother VIP” duket se shkaktoi debate mes banorëve. Teksa moderatorja ka bërë ndarjen e punëve të shtëpisë, ajo është përplasur fillimisht me Oltën.

Por duket se këto debate kanë sjellë dhe reagimin e ish-banores së “BBV”, Kejvinës. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, mod elja duket se ka ironizuar Kiarën duke u shprehur se është ‘punëtore e madhe’.

“Ti po je punëtore e madhe. E mbaj mend Kiarën gjithë ditën pastro tavolinën, dërgo pjata tek lavamani, laj e shpërlaj, rregullo krevatin etj. Nuk e ngrinte kokën njëherë e shkreta veç duke pastruar, e kishte shumë problem pisllëkun. Është punëtore s’kemi ç’ti themi, atë që e ka, e ka. Fiks si dashuria e pastër që ka për Luizin”, shkruan Kejvina.

Edhe pse shkak i eleminimit të Kejvinës nga shtëpia e famshme ishte pas sherrit të fortë me Luizin, ajo ka shprehur se e mbështet publikisht këngëtarin. Ky i fundit kishte veshur një bluzë të cilën modelja ia kishte dhuruar por Kiarës nuk i ka pëlqyer dhe i ka kërkuar që ta heqë.

Ky moment duket se i ka rënë në sy modeles e cila nuk e la pa thumbuar sërish moderatoren:

"Eh moj Kiara butulose por kur merrje gjërat e mia aty brenda të pëlqenin? Shumë e dashur je…

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco