Nga Qetësori te Elvis Pupa, ja hyrjet e reja në 'BBV'

Nga Qetësori te Elvis Pupa, ja hyrjet e reja në 'BBV'

10:04, 05/03/2023
A+ Aa A-

Plot gjashtë banorë të rinj kanë hyrë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, duke i surprizuar të gjithë ata të cilët e ndjekin këtë reality-show.

Padyshim hyrjet e reja pritet t’i “trazojnë ujërat” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi duke parë emrat, priten mjaftë surpriza.

Fillmisht shtëpisë iu bashkua Antoneta Koçi, ndërsa pas saj u fut këngëtari i njohur, Sabiani dhe gazetarja dhe modelja Jori Djelli si dhe ish-banorja BBV, Fotini.

Por, surprizat ishin lënë për në fund teksa shtëpisë iu bashkuan Qetsori, ish-banor i Big Brother Vip dhe fitues i edicionit të dytë të Big Brother si dhe humoristi i njohur, Elvis Pupa.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco