Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Aty brenda ka hiena, sajojnë situata tragjike’/ U eleminua si shkak si mosrespektimit të rregullave, flet Ermiona

‘Aty brenda ka hiena, sajojnë situata tragjike’/ U eleminua si shkak si mosrespektimit të rregullave, flet Ermiona

21:34, 04/03/2023
A+ Aa A-

E ftuar natën e sotme në ‘Prime’ e BBV ishte e eliminuara nga 'Vëllai I Madh', Ermiona.

Ajo ka ndarë me publikun të gjitha emocionet dhe pasiguritë e ndjera në lojë ku u shpreh se brenda shtëpisë ka një numër të madh ‘hienash’ të cilët manipulojnë duke krijuar situata nga më të ndryshme.

Deklarata e plotë:

“Unë falënderoj të gjithë shqiptarët për kujdesen, përkrahjen dhe mbështetjen që më dhanë pasi ata e kanë kuptuar Jonën e vërtetë. Kam hyrë me një ndjenje nervozizmi, emocion në fakt nuk kisha por më shumë isha nervoze te pjesa që do të jetoj më 13 njerëz. Unë jam e pavarur, jetoj vetëm me një mace dhe unë erdha ne spektakël për një sfidë me veten.

Jam e lumtur që publiku pa Jonën e vërtetë, pra Jonën ‘krudo’. Unë nuk di të luaj, në karakter o e ke të vërtetën ose Jo. Kjo eksperiencë do të mbetet gjatë tek mua dhe e përballova aq sa munda ta përballoja, sidomos me hienat që ka brenda ajo shtëpi. Ata krijojnë këto situata tragjike, dhe asgjë nuk është komike aty.

Aty humanizmi vdes, aty është luftë për mbijetesë dhe unë nuk munda ta përballoja më. Sa i përket situatës së Luizit dhe Kiarën, unë i thashë Kiarës atë gjëra që duhet t’i thoja.

Nuk mund të luaja lojën, ajo kishte ditë që e njihte Luzin dhe mbase ishte e momentit, por rrengun që ai i bëri nuk duhet ta bënte aq të madhe. Ajo është shumë racionale dhe jo aq emotive sa Luizi. Ky është ndryshimi mes tyre, dhe koha do të tregojë se si do të shkojnë gjërat.

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco