Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Një romancë e re në qarkullim? DiCaprio 'kapet mat' në Paris me ish-in e Mbappe-s

Një romancë e re në qarkullim? DiCaprio 'kapet mat' në Paris me ish-in e Mbappe-s

18:29, 04/03/2023
A+ Aa A-

Leonardo DiCaprio është një nga aktorët më të njohur në Hollywood. Përpos karrierë së tij ai është i njohur edhe për lidhjet e tij me vajza shumë më të reja se ai në moshë.

Së fundmi ai ka marrë pjesë në Javën e Modës, e cila po mbahet në kryeqytetin francez, Paris nga 27 shkurti dhe do të zgjasë deri më 7 mars.

Aktori nuk ka ndjekur vetëm sfilatat, por ka mundur të shijojë edhe një natë pariziane ku është është parë me ish-partneren e përfolur të Kylian Mbappe, Rose Bertram.

Këtë e ka bërë të ditur “Daily Mail”, e cila ka publikuar imazhe të modeles belge me aktorin amerikan.

Të dy morën pjesë në një festë të organizuar nga DiCaprio dhe miku i tij Richie Akiva në një restorant të njohur në Paris, Kuku.

Në mediat britanike thuhet se në festë kanë mbërritur njëkohësisht edhe ylli i ‘Titanic’ dhe modelja 28-vjeçare.

Aktori ishte veshur i gjithi në të zeza, me një kapele për të kaluar pa u vënë re nga paparacët, por edhe kështu kamerat arritën ta fotografonin para se të hynte në restorant.

Image

Kush është Rose Bertram, e reja e lidhur dikur me Mbappe?

Ajo është një modele nga Belgjika e njohur për bashkëpunimet e saj me marka si H&M apo L’Oreal.

Përveç se ishte me yllin e PSG-së, ajo ishte me një futbollist holandez, Gregory van der Ëiel, me të cilin ka një vajzë të quajtur Naleya, e cila tani është pesë vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco