Kush është i dashuri që Dea Mishel ka jashtë shtëpisë së Big Brother

Kush është i dashuri që Dea Mishel ka jashtë shtëpisë së Big Brother

13:10, 04/03/2023
A+ Aa A-

Dea Mishel ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të afërsisë së saj me banorin e ri që iu bashkua shtëpisë, Shpatin. Kaq ka mjaftuar që në shtëpi të shpërthejnë akuzat për të se gjithçka po e bën për lojë, njësoj si veproi edhe me Amosin.

Megjithatë vetë blogerja u shpreh se me Shpatin ishte vetëm një lojë, ndërsa me Amosin e ka përcaktuar që ka veç një marrëdhënie miqësore. Por teksa brenda loja vijon normalisht, jashtë nuk kanë qenë të rralla rastet kur ajo është përfolur për një lidhje që ka lënë pezull jashtë. Fillimisht ka qenë Mikela ajo që ka thënë se Dea I ka rrëfyer për raportin që ka jashtë.  “Kam bërë një bisedë me Dean në shtëpi dhe Dea më ka thënë që ka lënë një lidhje të hapur jashtë. Duke e njohur Dean pak dhe nga jashtë, di të them që Amosi nuk i afrohet fare shijeve të saj. Thjesht Dea po e përdor për lojë dhe bravo i qoftë sepse ia ka arritur deri tani. As nuk do lidhen, as nuk do përfundojnë kurrë bashkë”, tha Mikela. Javë më vonë, Mikela bëri një tjetër video nga makina, ku shprehej se Dea do të dilte si hyri dhe do të ishte partneri i saj, që do ta merrte me makinë, njësoj sikurse edhe e solli. Nuk dihet ende se kush është djali që ka një raport të hapur me banoren e Big Brother, pasi deri më tani askush nuk ka publikuar asgjë në lidhje me identitetin e tij. Ndërkohë që vetëm ditët e fundit, Amos u shpreh se gjithçka edhe ai kishte lënë dikë jashtë.  Që pas daljes së tij nga Big Brother, Amos Zaharia ka qenë shpesh i ftuar në studio, për të zbuluar më shumë nga ky rrugëtim i tij. Aktori në daljen e tij të radhës foli edhe njëherë për raportin me Dea Mishel.

Por nga ana tjetër ai zbuloi edhe vajzën, me të cilën kishte një histori të hapur para se të bëhej pjesë e garës. “Po tani gjërat sikur kanë ndryshuar pak dhe ju jeni vetë të dijenishëm. Unë di vetëm të them këtë gjë që brenda asaj shtëpie unë nuk është se e pata të lehtë që të gjeja komunikimin me shumë nga banorët. Ishin të pakët ata njerëz me të cilët mund të bëja edhe këto humoret që mbase nuk janë kuptuar dhe mbase kjo nuk ka shërbyer për mirë. Por me Dean u krijua ndjesia që marrëdhënia mund të ishte multi dimensionale. Ishte një raport që i krijonte kushtet që të ndërtohej diçka më shumë. Me Dean, nuk kemi si ndahemi kur nuk jemi lidhur.Unë kisha diçka që nuk kishte emër jashtë, ishte pak a shumë si një open relationship, diçka që nuk ishte e konsoliduar. Përpara se unë të futesha aty brenda i thashë vajzës që edhe nëse fillon dhe ndodh një romancë ti përgatitu. Ajo ishte e përgatitur kur unë u futa brenda. Tani nuk dua të flas dhe nuk dua të shprehem. E kam thënë dhe më parë më duket, Dea të tjera gjëra thoshte por ndjesia që ishte, mënyra se si e shikonim njëri-tjetrin, sado flirtues të jesh ti nuk mund të flirtosh me shoqet e tua. Unë se kuptova në fakt këtë çështjen e flirtit shoqëror.

Unë them është e pamundur sepse unë nuk flirtoj me shoqet e mia. Këtë anë unë nuk e kuptova. Nuk di çfarë të them”-tha Amosi. Vetëm pak javë më parë, ish-partneri i Deas pati një reagim, ku dhe i dilte në mbrojtje ish-partneres. Isli, me të cilin konkurrentja ka pasur një lidhje 5-vjeçare, tregoi se ndonëse të ndarë kanë një raport të mirë. Ish partneri i Dea Mishel, Isli Muca ka reaguar pas deklaratës që ajo bëri për Luizin në BB VIP duke thënë se nuk mund të jetojë me dikë që po vdes dita-ditës. Sipas tij, komenti i Deas është nxjerrë jashtë kontekstit pasi ajo ishte e shqetësuar për problemet shëndetësore të Luizit.Pas mesazheve që i tregojnë se ka bërë veprimin më të mirë që nuk është më me Dean, ndërsa ai e konsideron veten ‘me fat’ që e ka njohur. Teksa e përshkruan thotë se do të donte që të gjithë të njihnin shpirtin e saj.  “Dua që tu kthej përgjigje mesazheve gjithë mllef që thonë kam bërë mirë që nuk jam më me Dean. Si fillim, jam me fat që e kam njohur. Ajo që pashe dje ishte përtej çdo imaginate se si mundet një njeri të përdori një sëmundje për qëllime që askush nga ne nuk i jep dot një shpjegim. Ajo që Dea tha është trajtuar totalisht jashtë kontekstit.

Dea nuk mund të qënroje duarkryq dhe të shpërfillë një problem shëndetësor që ka një person me të cilin po bashkëjeton. Dhe nëse nuk shkeputet nga konteksti, Dea ka thënë që nëse është vërtet sëmurë duhet ndihma mjekësore, sepse nuk mund të jetohet sikur nuk po ndodh asgjë në një kohë që dikush ka një shqetësim aq serioz”, shprehej Isli nëpërmjet rrjeteve sociale. Ndërkohë që tashmë janë të gjithë shumë kurioz se cili është partneri sekret i Deas dhe mbi të gjitha si do të vijojë ky raport jashtë lojës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco