Nik Xhelilaj në kërkim të dashurisë, aktori tregon 'kriterin' për nusen e ardhshme

Nik Xhelilaj në kërkim të dashurisë, aktori tregon 'kriterin' për nusen e ardhshme

12:08, 04/03/2023
A+ Aa A-

Nik Xhelilaj, aktori shqiptar me karrierë brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë do të krijojë së shpejti familje. Ai e ka shprehur hapur dëshirën për t’u martuar e për të pasur në krah një partnere. “E do dhe një nuse robi”– tha aktori  mbrëmjen e djeshme, teksa ishte i ftuar në “Kurthin e Piter Pan”.

Përballë fëmijëve, aktori shqiptar zbuloi se dëshira është që partnerja e tij të jetë shqiptare, as turke e as gjermane.

“Po tjetër, naj nuse, naj gjë? Se prandaj kemi ardhur ne… Jemi që jemi, se edhe lekë edhe sukses, e do dhe një nuse robi që është rob. As turke, as gjermane nuk ka goditur, do të thotë që duhet të vijmë këtej nga mëmëdheu. Mbase mund të shohim çik me sy më të mirë Shqipërinë”

Aktori shqiptar prej vitesh po angazhohet në kinematografinë turke dhe gjermane. Ai është shfaqur në ekranet turke me interpretimin e tij në “Donulay”. Seriali është shkruar nga Çağrı Bayrak, me regji të Yağmur Ünal dhe Med Yapım dhe në të interpretojnë disa emra të njohur të kinemasë turke si Ozge Gurel, Can Yaman, Turku Turan. Shtypi turk, e cilëson Xhelilaj si një aktor të talentuar i cili premton shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco