Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'Unë nuk po fshihem' – Clara rikthehet me një gjest të fortë pas deklaratave të Shakirës

'Unë nuk po fshihem' – Clara rikthehet me një gjest të fortë pas deklaratave të Shakirës

14:19, 03/03/2023
A+ Aa A-

Së fundmi në një intervistë, Shakira ka folur për vështirësitë e saj personale pas ndarjes nga Gerard Pique.

Gjatë intervistës, Shakira në mënyrë indirekte sulmoi në drejtim të Clara Chia Martit. Askush nuk priste një përgjigje nga Pique dhe partnerja e tij pasi nuk jeni përgjigjur më parë.

Megjithatë, Clara nuk qëndroi e qetë këtë herë. Ajo është rikthyer në rrjetet sociale!

23-vjeçarja e kishte çaktivizuar llogarinë e saj pas shumë mesazheve nga fansat e Shakirës. Për shkak të zhurmës së madhe, edhe shëndeti i saj filloi të përkeqësohej. Që atëherë, ajo ka qenë jashtë të gjitha mediave sociale duke mbajtur një profil të ulët.

Por komentet e fundit të Shakirës në intervistën ekskluzive me Canal Estrellas me sa duket e kanë nxitur të rikthehet.“Ka një vend të rezervuar në ferr për të gjitha gratë që nuk mbështesin të tjerat”, tha Shakira. 

Vetëm pak ditë pas intervistës, Clara është rikthyer në rrjete sociale. Megjithatë, këtë herë ajo ka mbajtur një llogari private me vetëm disa njerëz të afërt që e ndjekin.

Fansat e kanë cilësuar këtë një gjest shumë të guximshëm. Foto e saj e profilit është gjithashtu e ulur në një shkëmb. Fansat kanë nxjerrë një kuptim të fortë edhe nga kjo.

Ata besojnë se Clara po përpiqet të thotë: “Unë nuk po fshihem”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco