Trinom dashurie në 'BBV', Shpati dhe Nita shfaqen të afërt, Dea Mishel i bashkohet takimit

Trinom dashurie në 'BBV', Shpati dhe Nita shfaqen të afërt, Dea Mishel i bashkohet takimit

09:38, 01/03/2023
A+ Aa A-

I gjithë publiku, por edhe banorët e Big Brother, u çuditën kur mësuan se Nita dhe Shpati dikur kishin pasur një takim, madje kishin shkëmbyer edhe një puthje.

Me futjen e tij në Big Brother, moderatori u duk i afërt me Dean, por të jgithë kanë vënë re miqësinë e tij edhe me Nitën.  Së fundmi, Nita dhe Shpati kanë biseduar me njëri-tjetrin në lavanderi. Këngëtarja shprehet në një moment se ‘mund të dalë edhe ajo’.

Biseda ka zgjatur mes të dyve, aq sa ka tërhequr edhe vëmendjen e Luizit. Menjëherë banori ka thirrur edhe Dea Mishel që ti shoh të dy së bashku. Ndonëse biseda mes tyre ishte miqësore, nga banorët është marrë edhe si një takim me nota miqësore.

Aq sa në shtëpi tashmë po flitet për një trinom dashurie mes Dea Mishel-Shpatit dhe Nitës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco