Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ermiona tenton të bashkojë çiftin Luiz-Kiara, ja çfarë i kërkoi moderatores

Ermiona tenton të bashkojë çiftin Luiz-Kiara, ja çfarë i kërkoi moderatores

16:40, 28/02/2023
A+ Aa A-

Megjithëse ditën e djeshme e cilësoi “dhunë” veprimin e Luizit ndaj Kiarës, sot Ermiona Lekbello po bën ‘çmos’ që ta ribashkojë sërish çiftin.

Thuajse gjatë gjithë ditës, Luizi ka qëndruar në krevat, pasi Kiara ishte e mërzitur me të, ndërsa Emriona ka qenë ajo që i ka kërkuar moderatores që të bëjë një hap drejt Luizit.

Sot, Ermiona e cilësoi “asgjë” atë që ndodhi pasditen e djeshme, duke ia kërkuar si nder Kiarës që të afrohet me Luizin.

Gjithashtu Ermiona i tha Kiarës se ka shkuar dje në dhomën e rrëfimit dhe përgjigja që ka marrë ishte “kjo është loja.”

Pjesë nga biseda:

Ermiona: Nuk është e logjikshme, edhe ti po vdes ta shikosh, kot fare. Bëje për Jonën këtë radhë. Ka një Prime përpara.

Kiara: Pas Prime-it, do flasim.

Ermiona: Jo, pas Prime-it, duhet para. Duhet para, e kupton si do të jetë ky në Prime? Bëje për Jonën.

Kiara: Është një gjë që po e bëj për vete dhe për atë, ia thashë dje pse-në. Nuk është çështje bëje për Jonën.

Ermiona: Po nuk ka ndodhur asnjë gjë mi, është kokfortësi, asnjë gjë s’ka ndodhur.

Kiara: Mbase për ty s’ka ndodhur gjë, por për mua ka ndodhur diçka.

Ermiona: Këtu brenda gjërat janë ndryshe, nuk jeni jashtë, e kuptoj.

Kiara: Nuk ka kuptim edhe të rrijë shtrirë në krevat.

Ermiona: Nuk është produktiv nëse ti i ke thyer zemrën.

Kiara: Shumë mirë, ta mendojë më mirë herë tjetër kur ta bëjë një gjë, se edhe unë lëndohem, nuk lëndohet vetëm ai.

Ermiona: Gjëndjet emocionale tuajat, janë ndryshe. Ai Prime mund të humbi shumë pikë, se do dali atje.

Kiara: Për çfarë do humbi pikë, se nuk jemi ndarë. Do kalojë, më beso, do flasim prapë. Thjesht është moment.

 

Ermiona: Jona nuk do rrijë përgjithmonë këtu, mendoje atë që të thashë. Unë shkova aty brenda, i pyeta, kjo është loja më thanë. Edhe ato u vërtitën rreth jush, se po të ishte ai aty… U mblodhën të gjithë aty, edhe gocat me cigare e kështu gjërash, ta shtuan më shumë trysninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco