Për çfarë e ka fjalën? Maestro: Burrë e grua do jenë në garë jashtë ‘BBV’

Për çfarë e ka fjalën? Maestro: Burrë e grua do jenë në garë jashtë ‘BBV’

11:25, 28/02/2023
A+ Aa A-

Armaldo Kllogjeri e shikon të ardhmen e këngëtarit Luiz Ejlli në ekran.

Kështu u shpreh mbrëmjen e djeshme, teksa ishte duke qëndruar në oborr me Kiarën dhe Ermionën.

Ai mendon se Luizi është një figurë që i shkon shumë ekranit, pasi ka elokuencë dhe informacion për tema të ndryshme. Mendimin e tij e mbështeti edhe Ermiona.

E vetmja pengesë, që Luizi të mos jetë në ekran, sipas Maestro, është dëshira dhe vullneti për të marrë përsipër një emision.

Në fund, me shaka, Maestro tha se nëse Luizi do bëhet pjesë e televizionit, do ketë xhelozi me Kiarën pasi janë në të njëjtën fushë.

Kjo u prit me të qeshura nga Kiara dhe Ermiona.

“Për mua, Luizi është një figurë që i shkon televizionit. Jam i bindur se ai e krijon një emision, se në çfarë formati pastaj nuk e di. Jam i bindur se Top Channel do ta mbajë, do ta gjejnë mënyrën se si ta konkludojnë një emision ku të jetë Luizi, mbase do jetë një emision i mëngjesit. Luizi ka dhe informacion, ka elekuencë, bagazh, mund të jetë natyra që nuk do ta bëjë këtë gjë. Unë po flas shumë seriozisht tani. Këtu pastaj do bëjnë garë burrë e grua dhe mund të ketë xhelozi”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco