Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Melisa Lleshi shpërthen në lot pas largimit të Blastës nga shtëpia e Big Brother

Melisa Lleshi shpërthen në lot pas largimit të Blastës nga shtëpia e Big Brother

16:28, 26/02/2023
A+ Aa A-

Ditën e djeshme (e shtunë) u bë e ditur që Blasta ka përfunduar rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme të Kosovës, Big Brother VIP.

Ai u largua nga programi pasi u lëndua aksidentalisht nga Artani në zonë intime, gjë që e bëri të marrë trajtim mjekësor edhe në spital.

Edhe pse gjendja e tij ishte stabile u njoftua se ai do të largohej nga gara dhe çmimi i madh prej 200 mijë eurosh.

Kjo bëri që të mërziteshin banorët e tjerë e më rëndë e përjetoi konkurrentja Melisa Lleshi.

Ajo ndërkohë kishte nisur një njohje me reperin ferizajas dhe ruante raporte shumë të mira.

Në bisedën që bëri pas kësaj me Artanin, Melisa i tha që nuk duhej të ndihej në faj për largimin e tij.

Blasta u lëndua nga Artani në spektaklin e së premtes (24 shkurt), teksa ishin së bashku duke hekurosur një bluzë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco