‘Duke u lëpirë dhe duke u zvarritur’/ Efi ironizon Armaldon: Na ishte njëherë

‘Duke u lëpirë dhe duke u zvarritur’/ Efi ironizon Armaldon: Na ishte njëherë

10:03, 26/02/2023
A+ Aa A-

Efi Dhedhes ka ironizuar Armaldo Kllogjerin, duke nënkuptuar se ai po qëndron në ‘Big Brother VIP’, duke iu lëpirë të tjerëve.

Gjatë spektaklit, Armaldo pati një debat shumë të fortë me Luizin, dhe u shënjestrua nga dy opinionistët e ‘Big Brother VIP’, të cilët i vunë në dukje se nuk po luan vetëm, por duke përdorur marrëdhëniet herë me Olta Gixharin e herë me Luizin.

‘Na ishte njëherë një shqiponjë dhe fluturoi në majën më të lartë të alpeve. Aty pa një krimb. Dhe e pyet, po ti si mbërrite deri këtu? Ja kështu duke u lëpirë, duke u zvarritur’, shkruan Efi.

Image

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Armaldos, i cili është shprehur se nuk është e lehtë të jetosh në një shtëpi ku gjithë kohën dikush të vë epitete të ndryshme dhe duhet ta shohësh atë person 24 orë.

Më tej në përballje me Luizin ai i ka kujtuar momentin më të vështirë të këngëtarit, duke i thënë se i ka qëndruar pranë ku ai derdhte lot.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco