'BBV' ndjek traditën, surprizon banoren e shtëpisë me vjehrrin

'BBV' ndjek traditën, surprizon banoren e shtëpisë me vjehrrin

13:16, 25/02/2023
A+ Aa A-

Tanimë po bëhet traditë që çiftet e krijuara në “Big Brother Vip” të takojnë vjehrrit, ndërsa janë ende brenda formatit.

Vjet ishte Dj Pm ai që takoi babain e Sarah Berishës, ndërsa këtë vit Luizi takoi babain e Kiarës. Mirëpo, edhe në “Big Brother Vip Kosova”, gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Gresa takoi “vjehrrin” e saj.

E ftuar nga Jonida, takimit të Andit dhe babait të tij i është bashkuar edhe Gresa, ndërsa bashkë të tre kanë komunikuar për pak çaste.

Babai i Andit nuk hezitoi të bënte batuta, teksa e pyeti Gresën për eksperiencën e saj në “BBVK.” Takimi zgjati vetëm pak minuta dhe çifti u kthye në shtëpi.

Kujtojmë se javën e kaluar, Luizi ka takuar babain e Kiarës. Si tha ai takimi ka shkuar mirë dhe se çdo baba mendon se asnjë djalë nuk është i mirë për vajzën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco