Nga mendimi i mamasë së tij për Xhulin te ‘parashikimi’ për marrëdhënien e tyre jashtë, flet Atdheu

Nga mendimi i mamasë së tij për Xhulin te ‘parashikimi’ për marrëdhënien e tyre jashtë, flet Atdheu

09:38, 24/02/2023
A+ Aa A-

Atdhe Xharavina u bë pjesë e “Big Brother VIP Kosova” për pak javë dhe menjëherë nisi një romancë me Xhulin.

Mirëpo, kjo lidhje zgjati shumë pak pasi Atdheu i ka dhënë fund live gjatë emisionit. Dhe shkak për këtë vendim të tij është bërë një lidhje e lënë përgjysmë jashtë e Xhulit.

Tani që ai është jashtë shtëpisë, Atdheu nuk e ka kursyer mbështetjen e tij për Xhulin, çfarë ka sjellë shumë pikëpyetje për vijmësinë e marrëdhënies së tyre. Disa dyshime, Atdheu ka vendosur ti shuajë, përmes një pyetësori në profilin e tij në Instagram:

A mendon se Xhuli do të fitojë?

Rrugëtimi im ka filluar me Xhulin aty edhe i qëndroj deri në fund, pa marrë parasysh si do të jetë situata mes nesh. Normal që kam qejf që ta fitojë Xhuli

Mendon se do të përshtatesh me karakterin e Xhulit?

Unë mendoj që është karakter i fortë përderisa ja ka dalë deri këtu ku është, ka duruar gjëra që unë, ti dhe shuë të tjerë nuk do i duronin edhe besoj që po. Tani jetën jashtë nuk ia dimë njëri-tjetrit se cilat janë qëllimet tona, çfarë vizioni kemi, prandaj nuk dua të flas para kohe.

A e përkrah mamaja jote lidhjen tënde me Xhulin?

Sherri gjithmonë do jetë e lumtur kur unë jam i lumtur.

Pse ke ndryshuar mendim?

E kam marrë atë vendim edhe i qëndrova deri në fund, por jeni duke e perceptuar gabim, sepse as nuk kemi qenë të martuar, as në lidhje, thjesht ndodhi çdo gjë shumë shpejt. I kemi dhënë premtim njëri-tjetrit që do takohemi jashtë. Sa për në shtëpi, do i qëndroja vendimit tim deri në fund, duke marrë parasysh edhe lojën e Xhulit, që filloi duke i rënë performanca aty brenda.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco