Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Ndenja 3 ditë pa bukë, lekët i kishte ai’/ Xhuli zbulon dramat me ish-të dashurin

‘Ndenja 3 ditë pa bukë, lekët i kishte ai’/ Xhuli zbulon dramat me ish-të dashurin

20:31, 23/02/2023
A+ Aa A-

Xhuli Nura është ndër banoret e shtëpisë së Big Brother Kosova që më së shumti ka treguar rreth jetës së saj private.

Shpesh herë emri i saj është përfshirë në disa skandale të forta. Por këtë herë ajo ka zbuluar rreth vështirësive që ka pasur me ish-të dashurin.

Natyrisht edhe këtë herë ajo ka preferuar se mos të zbulojë se kush është ish-partneri në fjalë. Ajo ka treguar se ka patur periudha kur ka kaluar deri në tre ditë pa ngrënë bukë duke u ushqyer vetëm me gjërat që kishte në vendin ku punonte ndërsa ka zbuluar edhe problemet që kishte me ish-partnerin gjatë kësaj periudhe.

'Sapo erdha në Londër, ka qenë një moment që unë tre ditë kam ndenjur pa ngrënë bukë, vetëm ujë të punës dhe gjërat që kishim mundësinë t’i merrnim pa para, me ato kam shkuar deri sa më ka dal paga, sepse krejt paratë i kishte ai', ka thënë Xhuli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco