Kejvina kthehet në fansen më të zjarrtë të Luizit, ja gjesti i radhës i modeles

Kejvina kthehet në fansen më të zjarrtë të Luizit, ja gjesti i radhës i modeles

18:47, 23/02/2023
A+ Aa A-

Të gjithë e kujtojmë shuplakën që Kejvina i dha Luizit në Big Brother. Ishte pikërisht kjo që edhe e nxori nga shtëpia e Big Brother modelen. E duket se edhe pas këtij episodi, Kejvina vijonte të ishte e prekur dhe e ofenduar nga ajo çfarë këngëtari i tha, shpejt gjërat ndryshuan. Modelja pak ditë më parë i dërgoi një dron në shtëpinë e Big Brother duke i shprehur mbështetjen e saj.

“Të kam xhan dhe ti e di:, shkruhej mbi foton e tyre, në pamjen që fluturoi me dron mbi shtëpinë e Big Brother. Por duket se tashmë Kejvina është shndërruar një ndër fanset më të zjarrta të Luizit në këtë lojë. Në rrjetet e saj sociale, ajo ka publikuar një foto të një luani, duke i vendosur sipër gërmën L. Një dedikim ky që nga fansat është marrë sikur është mbështetje për Luizin.

Image

Nuk dihet se çfarë e ka bërë të ndryshojë mendim Kejvinën në lidhje me gjithçka ndodhi me këngëtarin brenda shtëpisë. Ndoshta presioni i fansave të shumtë që Luizi ka, apo ndoshta modelja ka reflektuar për gjithçka ndodhi dhe ka vendosur të ndryshojë mendim për episodin e shëmtuar të pak kohëve më parë.

 

     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco